Harry Kane ka folur para ndeshjes së Champions Legaue ndërmjet Bayern dhe Machester United.
Sulmuesi anglez pret një ndeshje të vështirë ndaj “Djajve të Kuq”, pavarësisht formës së dobët, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Erik ten Hag ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon duke humbur tre nga pesë ndeshjet e para në Premier League.
Kjo është në kontrast i plotë me formën që ka shijuar klubi i ri i Kane, pasi gjigantët e Bundesligës kanë fituar të gjitha, përveç njërit nga katër ndeshjet e para të ligës.
Pavarësisht formës së kundërt, Kane e di shumë mirë aftësinë historike të United për të performuar në ndeshje të mëdha.
“Unë pres një lojë të vështirë. E di që Manchester United po kalon një moment të vështirë tani, por ndonjëherë skuadrat si kjo janë të rrezikshme sepse ata gjithmonë kërkojnë të kthehen në një mënyrë të madhe. Ne duhet të përgatitemi për ta. Liga e Kampionëve është gjithmonë e veçantë dhe ndeshja ime e parë me Bayern Munich [në kompeticion] do të jetë e rëndësishme për mua, kështu që shpresoj të shkoj mirë”, tha ai.
Bayern dhe United janë në një grup së bashku me Kopenhagen dhe Galatasaray, pavarësisht nga rezultati të mërkurën, të dy ekipet jabë favorite për të kaluar në të 16-shen e fundit./Arbresh.info/
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja
Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipi...