Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë nënshkruar marrëveshje me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve.
Gjatë këtij eventi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se përfituesit e këtij projektit kanë të drejtat dhe obligimet e tyre.
Sipas tij, ky projekt si kontratë është dizajnuar si formë ku mund të llogaritet një mbështetje e vazhdueshme e Ministrisë, por edhe obligim i përfituesve dhe duhet të jetë një obligim i përfituesve për të ardhmen, raporton Arbresh.info.
“Për çdo dy vjet e kemi obligim që ta vlerësojmë punën tuaj, të arriturat tuaja brenda zbatimit të projekteve dhe nëse ai vlerësim tregon se ju jeni të gatshëm dhe jeni të aftë që të pranoni më shumë mbështetje, ministria do t’ju ofroj mundësi të mbështetjes shtesë”, tha Rashiq.
Ai falënderoi kryeministrin Kurti, që sipas tij, ka mundësuar këtë projek./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?