Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar.
Në një konferencë për media, ai tha se ky është një akt i paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria. Pasi nuk kanë arritur që në rrugë normale kushtetuese të imponojnë agjendën e tyre politike në legjislacion, shumica parlamentare në bashkëpunim me presidenten, kanë vendosur që të bëjnë një akt të paprecedentë të mashtrimit publik me tekstin e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës”, tha Gruda.
Tutje, Gruda theksoi se përmes këtij ligji, pushteti synonte që administratën e shtetit ta vinte në shërbim të partisë.
“Gjykata ka gjetur një varg vërejtjesh, veçanërisht ka rrëzuar atë që ishte quajtur nga Qeveria si “Kriteri i Përshtatshmërisë për Punësim”, duke deklaruar se ky kriter, kështu siç është, është jokushtetues dhe nuk mund të përfshihet në ligj. Në aktgjykim u ngarkua Kuvendi i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, që ligjin ta dekretonte ligjin dhe ta botonin në gazetën zyrtare pa këtë formulim. Pra, ligji të ishte i pastruar nga kriteri i përshtatshmërisë. Për habinë tonë, kur morëm ta lexojmë ligjin e publikuar në Gazetën Zyrtare, pamë se ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në përvojën kushtetuese dhe parlamentare të Kosovës së pavarur. Ligji ishte dekretuar pa u adresuar kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e përshtatshmërisë. Pra, përshtatshmëria ekziston edhe sot në Ligjin e Dekretuar nga Presidentja dhe është botuar në Gazetën Zyrtare, përkundër se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar atë”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai tha se pushteti aktual do të mbahet mend për shkeljet sistematike që ia ka bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Një gjë është e sigurte, se ky pushtet, përveç keqqeverisjes së skajshme, izolimit ndërkombëtar, korrupsionit, do të mbahet mend më së shumti për shkeljet sistematike që ia ka bërë aktit më të lartë juridik të shtetit tonë – Kushtetutës së vendit”, theksoi Gruda./Arbresh.info
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...