Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla falënderoi oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci.
Balla vuri në dukje peshën dhe rëndësinë që ka pasur misioni i GdF në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe shprehu mirënjohjen në emër të shtetit shqiptar për punën e tyre.
“Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare. Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë”.
Balla u ndal edhe afërsinë dhe bashkëpunimin policor mes dy vendeve duke u shprehur se misione si kjo që sapo përfunduam janë një dëshmi e gjallë e afërsisë së institucioneve italiane me institucionet shqiptare, veçanërisht mes Guardia di Finanza dhe forcave tona të Policisë së Shtetit.
Duke folur rreth operacioneve të fundit të policisë kundër shitjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike në vendin tonë, Balla tha:
“Me megaoperacionin policor, i nisur në agimin e datës 14 Shtator dhe ende në vazhdim në të gjithë vendin, i quajtur “Tempulli”, kemi dashur të shprehim qartë dhe pa asnjë hezitim vullnetin e vendosur të qeverisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike të drogës, për ta luftuar atë shtëpi më shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat, larg apo afër, pa lënë zona të lira.”
Në lidhje me aksionet policore, Ministri u ndal edhe në angazhimin e shtuar të strukturave policore në sigurinë e shkollave.
“Ne e nisëm qëllimisht aksionin tonë nga shkollat, për t’i bërë të sigurta subjektet më vulnerabël: për t’i mbajtur larg rrezikut të përdorimit të drogës dhe varësisë, por edhe për t’u dërguar mesazhin atyre dhe familjeve të tyre se shteti është prezent me të gjithë forcën e saj dhe se duhet të kenë besim tek institucionet tona,” tha Ministri Balla.
Në fund të fjalës së vet, Balla falënderoi edhe Ambasadorin italian për angazhimin dhe kontributet e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Faleminderit Ambasador për mbështetjen tuaj dhe komunikimin e përditshëm dhe shpresojmë që gjithë ky bashkëpunim të ecë përpara me rezultate të tjera si kjo që sapo pamë në këto javë”.
Ambasadori Bucci, duke shprehur vlerësimet e tij për punën 60 ditore të ministrit Balla dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare si dhe duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër narkotikëve, tha:
“Faleminderit ministër. Të falënderoj për këtë fillim mandati, i cili po dëshmon të jetë veçanërisht efikas dhe po shikojmë rezultatet të cilat janë të dukshme për të gjithë dhe që falë angazhimit tuaj po i çon përpara me shumë sukses. Faleminderit Ministër për çdo gjë që po bën. Faleminderit që keni përforcuar më tej bashkëpunimin dypalësh me Italinë. Mesazhi që duam të japim sot është që lufta e përbashkët kundër kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve vazhdon deri në fitoren përfundimtare”.
Ministri Balla postoi në Facebook një video nga ceremonia e përcjelljes së oficerëve të GdF, të cilët mbyllën misionin e monitorimin me helikopter të territorit për vitin 2023./tvklan.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...