Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.
“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, tha Osmani.
“Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, theksoi ajo./Arbresh.info
I congratulated @Bundeskanzler Olaf Scholz on Germany’s 50th anniversary of UN membership.
A half-century of commitment to global peace, development and cooperation.
Proud of the enduring 🇽🇰-🇩🇪 partnership which we will continue to strengthen. pic.twitter.com/BQR9WoFu3o
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2023
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...