Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në bashkëpunim me UNICEF-in kanë organizuar ceremoninë e prezantimit të Ligjit të sapo miratuar për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
Nagavci në fjalën e saj para mediave tha se ky Ligj do të krijojë kushte më të mira dhe të barabarta për fëmijët.
“Në shënimin e një ngjarje kaq të rëndësishme për edukimin në fëmijërinë e hershme, ky ligj që e shtron shkollimin e më të vegjëlve tanë që janë jo vetëm e ardhmja por edhe e tashmja. Finalizimi i plot për këtë ligj është përmbushja e një zotimi për të cilin ndjehemi krenar edhe si qeveri edhe si kolege dhe si bashkëpunëtore në Ministrinë e Arsimit, në fakt ky është një nga detyrimet tona qytetarë te Republikës së Kosovës dhe si prindër që t’ju krijojmë kushtet më të mira dhe të ofrojmë mundësi të barabarta për fëmijët tanë që të rriten të shëndetshëm dhe të pajisur me dije të nevojshme”, tha ajo.
Ky Ligj sipas Nagavcit do të bëhet i obligueshëm nga viti i ardhshëm shkollor.
“Ligji i ri për edukimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme i sjell disa risi të theksuara në krahasim me kuadrin ligjor ekzistues. Edukimi parafillorë do të bëhet i obligueshëm nga viti i ardhshëm shkollor. Ky ligji ofron mbështetje për familjet për kujdesin mbi edukimin e fëmijëve, shtohet bashkëpunimi me të gjitha institucionet”.
“Organizata për bashkëpunim ekonomik në botë UESD, e konsideron edukimin cilësor në fëmijërinë e hershme si tregues kyç në vlerësimin e shëndetit ekonomik të një kombi. Më tej, edhe UNESKO e mbështet fuqishëm edukimin në fëmijërinë e hershme si një prej qëllimeve të saj në zhvillimin e qëndrueshëm duke kontribuar më këtë fazë me rëndësi she sigurojë një jetë më e mirë për fëmijë që do të rezultojë me gjithëpërfshirje dhe zhvillim ekonomik të shteteve”, tha Nagavci. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Inspektorët e MASHTI-t shkojnë te çerdhja ku dyshohet se u rrah 3-vjeçari
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...