Rritja e trupave policore të EULEX-it, sipas ish-Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, nuk është lajm i mirë.
Kjo pasi sipas tij, sa më shumë trupa të këtij misioni vijnë në Kosovë, aq më pak sovranitet ka vendi, raporton Arbresh.info.
Ramadani përmes një postimi në Facebook, shkruan se do duhej të ishte në shqyrtim mbyllja e këtij misioni, e jo përforcimi.
“EULEX përforcon radhët e veta, Kosova po e dobëson sovranitetin e vet. Ky është edhe një lajm i keq për sovranitetin e Kosovës. Misioni i EULEX-it do të duhej të ishte nën shqyrtim për t’u mbyllur, jo të përforcohet në vazhdimësi. Kosova ka nevojë që të qëndrojë në shembullin e suksesit të përkrahjes ndërkombëtare, jo të një vendi ku trupat policore europiane duhet të rriten në vazhdimësi për shkak të jostabilitetit. Sa më shumë EULEX, aq më pak SOVRANITET”, shkruan Ramadani.
Ndryshe, 20 xhandarë lituanezë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane arritën të hënën në Kosovë për t’iu bashkuar Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), e cila aktualisht përbëhet nga 24 karabinierë italianë.
Sipas njoftimit të EULEX-it, xhandarët lituanez të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
EULEX-i forcon Njësinë Speciale, sot arritën edhe 20 pjesëtarë nga Lituania – Arbresh.info
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...