Me Carlo Ancelottin, që sipas raportimeve nga Spanja do të marrë së shpejti drejtimin e kombëtares braziliane, Real Madrid po shikon nga e ardhmja.
Ka shumë emra si alternativa për të drejtuar stolin e “Los Blancos”, por në orët e fundit klubi madrilen po mendon për trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonson.
Reali dëshiron t’ia besojë stolin spanjollit, i cili tashmë është “dashuruar” edhe nga Bayern Munich. Megjithatë vlen të theksohet se tekniku ka adhurues edhe në Premier League, me Liverpool që e sheh si pasues të denjë të Jurgen Klopp, nëse ky i fundit zgjedh të largohet për të marrë drejtimin e një kombëtareje./ss
Kryetari Rama sot përuron institucionin parashkollor “Xixëll...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?