Google ADS

Osmani takohet me kryeministrin libanez, e fton të marrë pjesë në Forumin Global të Grave

20:49 | 18 Shtator 2023
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në takim,  Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për  formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, ajo e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit  në fushat e interesit të përbashkët.

Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë./Arbresh.info

Të ngjashme