Pasditen e sotme, Xavi Hernandez ka vlerësuar ndeshjen e së martës kundër Antwerp, e cila do jetë ndeshja e parë të fazës së grupeve të Champions League.
Trajneri beson se këtë sezon ata kanë një skuadër për të konkurruar në një nivel të lartë në Evropë, por garanton se duhet ta demonstrojnë atë dhe të vazhdojnë lojën e treguar ndaj Betisit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një iluzion të jesh sërish në këtë garë. Është koha për të bërë një hap përpara. Vitin e kaluar ne dolëm mirë në garat lokale, por duhet të bëjmë një hap përpara. Është skenari perfekt. Është gara që do të na japë hapin për të qenë konkurrues. Ne kemi nevojë për tifozët. Duam t’i japim vazhdimësi ndeshjes së së shtunës”, tha Xavi në konferencë.
“Sot kemi analizuar Antwerpen. Është e rëndësishme të dimë se është kompeticioni më i lartë në nivel evropian dhe lojtarët janë shumë të motivuar, por nuk mund të jemi të fiksuar. Nuk mund të humbasim personalitetin tonë. Të shtunën pamë një ekip të shkëlqyer, brilant. Ky është sezoni ku ne duam të marrim rezultate. Vitin e kaluar ne ishim të mirë në lojë, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm. E kemi forcuar mirë veten, por duhet ta tregojmë. Këtu nuk bëhet fjalë për fjalë, por për veprime”.
“Kam një skuadër për të garuar në Evropë, por ne duhet ta dëshmojmë këtë. Objektivi është të avancojmë nga faza e parë dhe të arrijmë në raundin e 16-të”, përfundoi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...