Një veturë e ka goditur një person në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas, ku si pasojë e lëndimeve të marra i njëjti ka vdekur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, përcjell Arbresh.info.
Ahmeti tutje tha se ngasësja e automjetit që ishte e përshirë në këtë aksident është arrestuar.
“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”.
“ Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?