Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahen dy seanca të enjten.
Ajo ka theksuar se në këtë ditë do të votohet Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
“U morëm vendimi që të etjen të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”, tha Kusari-Lila.
“Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdoj tash me 21 shtator Janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, tha Kusari-Lila./eo
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?