Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjendjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti, për shkak të një defekti.
Avioni u zhduku nga radari, mbrëmjen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut.
Piloti ka hasur një avari në mjetin fluturues dhe për këtë arsye u hodh me parashutë.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po pyetet se ku mund të ketë përfunduar avioni.
Incidenti është ende i paqartë, teksa autoritetet po kërkojnë përreth dy liqeneve në Chaleston për mbetje të avionit F-35B Lightning II.
Menjëherë pas ngjarjes, baza ushtarake në Charlston bëri një postim në X, ku e cilësoi si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit.
F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”, ai kushton plot 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit në luftën ajrore./A2/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...