Google ADS

Kurti: U bëra të qartë të dy përfaqësuesve evropian që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit

11:43 | 18 Shtator 2023
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion.

“Ftesa për takim i përfaqësuesit të lartë nuk ishte përcaktuar ndonjë pikë specifike e rendit të ditës, megjithatë atu thuhet se qëllimi i takimit për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë shkova në takim me një propozim konkret shumë konstruktiv në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike. Propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirës, që nënkuptonte që çdo nen i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të saj zbatues duhet të përfshihej medoemos në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirjes nuk është një gjë e pazakonshme në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti në këtë konferencë tha se Jossep Borrell dhe Miroslav Lajqak kishin kërkuar të kalohet të pika për negocim për Asociacion, përcjell Arbresh.info.

“Në aneksin në Ohër përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet të zbatohet dhe palët nuk duhet të shprehin obstruksione ndaj asnjë neni. Në takimin bilateral me përfaqësuesin e larë Jossep Borell dhe Mirsolav Lajqak mu kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në neni shtatë të marrëveshjes bazike në lidhje me neni 10. Ju bëra të çartë se nen të tillë nuk mund ta ndërmer pa u dakorduar në planin e plotë të zbatimit të marrëveshjes së sekuencuar, aq më shumë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka një kohë që deklaron poshtë e lartë se ai nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatoj vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, tha Kurti.

Kurti tha se në takim u bëra të qartë të dy përfaqësuesve evropian që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit dhe në të të parashihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike ose së paku depozitimi i saj.

“Duke marr shkas nga ky kontekst u bëra të qartë të dy përfaqësuesve evropian që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit dhe në të të parashihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike pse së paku depozitimi i saj”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme