Ka nisur ndërtimi i anektist të çerdhes “Ardhmëria” në lagjen “Bregu i Diellit në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës, Përparim Rama, raporton Arbresh.info.
Sipas të parit të Prishtinës, pas përfundimit të ndërtimit të këtij aneksi, fëmijët e kësaj lagje do të kenë një super ambient dhe shumë të përshtatshëm për aktivitetet që do t’i zhvillojnë nëpër klasë.
“Më shumë hapësirë për më shumë fëmijë në Institucionin Parashkollor “Ardhmëria”.
Kemi filluar me ndërtimin e aneksit të çerdhes “Ardhmëria”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Kryeqytet. Pas përfundimit të ndërtimit, fëmijët e lagjes do të kenë një super ambient shumë të përshtatshëm për aktivitetet që do t’i zhvillojnë nëpër klasë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit