Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i UÇK-së, ka bërë të ditur se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.
Me anë të një postimi në Facebook, Mahmuti, shkruan se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.
“Me kërkesë të avokatëve të z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023. Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, ka shkruar Mahmuti./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...