Google ADS

Rama pret në takim deputet e aktivist ukrainas: Patëm diskutime pozitive e të frytshme

09:52 | 18 Shtator 2023
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim deputetë e aktivist ukrainas të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Më anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ka takuar edhe politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak, i cili siç thotë i pari i Prishtinës, është përkrahës i shtetit tonë, shkruan Arbresh.info.

Tutje Rama bënë të ditur se kanë pasur diskutime pozitive dhe të frytshme.

“Mirëpritëm në Prishtinë deputetë e aktivistë ukrainas, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës. Takuam edhe politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak, i cili është përkrahës i shtetit tonë. Patëm diskutime pozitive e të frytshme dhe shkëmbyem ide se si mund të afrohemi si shtete përmes diplomacisë kulturore”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Të ngjashme