Vajza bënë shqiponjën para gjyqtarëve në ndeshjen Inter – Milan, bëhet virale

09:40 | 18 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Një vajzë e vogël ka pushtuar internetin, pasi bëri shqiponjën në ndeshjen Inter – Milan.

Teksa kamera po kalonte mbi të, ajo vendosi të bënte shqiponjën teksa qëndronte para gjyqtarëve kryesor, transmeton Arbresh.info.

Po ashtu është publikuar një video ku mund të dëgjohet një tjetër person që thotë “Shqipe, shqipe”.

Kujtojmë që Interi “turpëroi” Milanin me rezultat 5:1, duke e fituar kështu të pestën ndeshje radhazi kundër rivalëve lokal./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme