Google ADS

Autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

08:12 | 18 Shtator 2023
E.H

Autobusi i ngjyrosur rozë do të fillojë sot qarkullimin i cili do të ofrohet për shërbimin e mamografisë falas.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se autobusi rozë të nis së qarkulluari nga ora 11:00 nga pritorja në rrugën “Luan Haradinaj” apo te New Born-i, shkruan Arbresh.info.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare, te Qafa, në Dardani dhe në Veternik.

Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme