Brigjet joniane po gjallërojnë nga pushuesit edhe këtë mes Shtatori.
Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë e këtij muaji në plazhet e jugut.
Kjo ishte pamja e plazheve të Palasës dhe Dhërmiut këtë të diel.
“Ky muaj është i mrekullueshëm”.
“Mrekullia vetë, Dhërmiu është perla e Shqipërisë, e çdo herë më duket më mirë.”
“Jemi nga Prishtina, ndihemi të privilegjuar që përmes televizionit tuaj të shprehim ndjenjat, kenaqësitë që kalojmë me vite të tëra në Dhërmiun e bukur.”
Moti i mirë ka favorizuar rritjen e prenotimeve në jug. Shqiptarët që jetojnë prej vitesh jashtë vendit thonë se kanë vendosur të mos i mbyllin pushimet pa ardhur disa ditë në Shqipëri.
“Kemi ardhur nga Anglia, Shtatori më i mirë, deti këtu nuk paguhet, është shumë-shumë i mirë.”
“Unë jam nga Durrësi, po kam vite që jetoj në Itali. Shqipëria ka ndryshuar, shpresoj të ndryshojë akoma më shumë, plazhi shumë i pastër, ndihem shumë mirë.”
Operatorët turistikë ndërsa përmendin një sezon të suksesshëm turistik veror, pohojnë se presin turistë deri në tetor./tvklan.al/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane