Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u takua me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Maltë këtë fundjavë, njoftuan të dielën Pekini dhe Uashingtoni, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e trazuara.
Të dy palët zhvilluan bisedime “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive” gjatë disa takimeve të mbajtura më 16 dhe 17 shtator, sipas deklaratave të veçanta të dielën nga Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme e Kinës.
Takimi i zotit Sullivan me zotin Wang ishte i fundit në një seri diskutimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë që mund të hedhin bazat për një takim të Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping më vonë këtë vit.
Zoti Sullivan u takua për herë të fundit me kryediplomatin Wang në Vjenë në muajin maj.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e nivelit të lartë dhe të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi çështjet e Azi-Paqësorit, çështjet detare dhe politikën e jashtme.
Shtëpia e Bardhë shtoi se të dyja palët “u angazhuan për të vazhduar këtë kanal strategjik të komunikimit dhe për të vazhduar angazhimin dhe bisedimet shtesë të nivelit të lartë në fushat kryesore në muajt e ardhshëm”./voa/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës