Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

20:04 | 17 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Trepça ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në finale Pejën.

Trepça triumfoi me rezultat 78:76, pas një përfundimi dramatik, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë me mitrovicasit që mbanin një epërsi të lehtë.

Po ashtu pati probleme me tifozët dhe ndeshja u ndërpre.

Kur kishin mbetur më pak se një minutë, loja u ndërpre dhe tifozët mitrovicas u nxorën jashtë.

Skuadra nga Mitrovica ishte në epërsi edhe në përfundim të pjesës së parë, me epërsinë prej 40:32.

Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, me skuadrat që u futën në minutën e fundit me rezultat 76:76.

Pas shumë huqjesh, Drilon Hajrizi realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme