Barcelona është lider i ri në La Liga pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Real Betisit.
Ka qenë një duel i dominuar nga katalunasit nga fillimi deri në fund të saj me pesë gola nga pesë lojtarë të ndryshëm si Joao Felix, Robert Lewandowski, Ferran Torres, Raphinha dhe Joao Cancelo.
Katalunasit pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në La Liga kanë arkëtuar 13 pikë dhe ndodhen në krye të tabelës.
I lumtur me fitoren e skuadrës së tij është shprehur trajneri Xavi Hernandez që pas ndeshjes ka folur edhe për dy futbollistët e ardhur së fundmi Joao Cancelo dhe Joao Felix, shkruan telegrafi.
“Të dy Joaot i shoh shumë të lumtur, janë në klubin e ëndrrave të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë. Bënë diferencën ndaj Betis dhe e kanë ngritur shumë nivelin e skuadrës”.
“Sigurisht bëhet fjalë për dy lojtarë me shumë cilësi dhe duhen menaxhuar mirë. Cancelo e lexon shumë mirë lojën, kjo edhe pse është stërvitur nga trajneri më i mirë te City”.
“Nga ana tjetër, Felix interpretoi në mënyrë të shkëlqyer atë çfarë i kërkuam, kemi punuar shumë duke i treguar video”.
“Të dy ata na japin më shumë alternative pasi fitojnë duele, krijojnë hapësira dhe thyejnë linjat e kundërshtarëve”, deklaroi Xavi.
Arrived the same day.
Debuted the same day.
Scored the same day. pic.twitter.com/5Vxx8RPd67— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2023
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...