Al Nassr ka marrë fitoren e radhës në elitën e futbollit arab, teksa ka mposhtur Al Raed në udhëtim me rezultat 1-3.
Sadio Mane, Anderson Talisca dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë autorët e tre golave për skuadrën arabe që po vazhdon garën për titullin e kampionit.
Megjithatë ajo që është bërë virale nga kjo ndeshje është një gjuajtje e lirë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo, por kësaj radhe që nuk përfundoi në gol, shkruan telegrafi.
Videot e bëra nga tifozët kanë sjellë pamjet se si kameramani që qëndronte pas portave ka pësuar një goditje të tmerrshme nga CR7.
Ylli portugez ekzekutoi një gjuajtje të lirë me një fuqi shumë të madhe dhe topi goditi kameramanin i cili u trondit nga fuqia e tij.
Cristiano Ronaldo’s free kick for Al Nassr hit the cameraperson 😨
(via @YNWAVVD) pic.twitter.com/Ve5Awn6T49
— ESPN FC (@ESPNFC) September 16, 2023
Se gjuajtja e CR7 ishte jashtëzakonisht e fortë tregon edhe foto e kameramanit pas ndeshjes ku në ballin e tij është një shenjë e madhe e cila do disa kohë për tu shëruar.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse CR7 do ta kontaktoj kameramanin dhe t’i kërkoj falje për atë goditje pa dashje që i dha.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...