Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të niset për në New York, SHBA.
Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të Aasamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu, Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera.
Begaj gjatë periudhës së qëndrimit në New York do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA./tvklan.al
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?