Kanosen dy gazetarë në Obiliq

08:55 | 17 Shtator 2023
E.H

Dy gazetarë janë kërcënuar përmes telefonit derisa ishin duke e kryer punën e tyre në Obiliq, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ankuesit kanë thënë se kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre.

Rasti është duke u hetuar.

“Obiliq. 16.09.2023 – 18:05. Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovar, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankueseve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme