Xhiro e pestë në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e shtunë me tre ndeshje që u zhvilluan.
Ndërkohë sot në program janë dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar e që pritet të jenë tejet interesante.
Dukagjini para adhuruesve të vet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë pret kampionin në fuqi Ballkanin.
Vendasit kanë marrë vetëm dy pikë nga katër duele dhe janë në kërkim të fitores së parë, derisa Ballkani ka tre fitore në po aq ndeshje.
Interesant pritet të jetë edhe dueli në Kampin Nacional në Hajvali, ku takohen dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Liria.
Kryeqytetasit kanë tetë pikë dhe duan fitoren e radhës, ndërkohë Liria synon që të shkaktoj befasi ndaj Prishtinës. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...