Google ADS

Policia sekuestron disa lloje të armëve në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

08:44 | 17 Shtator 2023
E.H

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Keqekollë të Prishtinës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Keqekollë, Prishtinë 16.09.2023-22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtën me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme