Google ADS

Genoa ndal kampionët e Italisë në një barazim

22:59 | 16 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kampionët e Italisë, Napoli bënë një rikthim të vonshëm për të barazuar 2-2 kundër Genoas në “Stadio Luigi Ferraris”.

Pasi fitoi dy ndeshjet e para të sezonit, Napoli humbi 2-1 kundër Lazios së ish-menaxherit Maurizio Sarri, dhe pushimi ndërkombëtar bëri që ata të prisnin dy javë për t’u rikthyer te fitorja.

Nikoqirët duhej të bënin disa bllokada të rëndësishme, veçanërisht pasi Victor Osimhen goditi në portë, megjithëse në përgjithësi ata neutralizuan kundërshtarët e tyre dhe madje kaluan në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Mbrojtja e vizitorëve nuk arriti të përballoj goditjen e Matti Banit për 1:0.

Pas intervalit, Mateo Retegui tregoi mjaft gjakftohtësi për të gjetur golin.

Duke kërkuar t’i jepte skuadrës së tij një shtysë shtesë, Rudi Garcia prezantoi Giacomo Raspadori dhe Mathías Oliveira nga banka rezervë, dhe i pari e ktheu besimin e menaxherit të tij duke përgjysmuar epërsinë e kundërshtarit.

Por Napoli nuk u ndal dhe ata shpejt barazuan rezultatin përmes një goditjeje mahnitëse të Matteo Politano pas një pasimi të zgjuar të Piotr Zieliński./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme