Balla takohet me zëvendës presidenten e Bullgarisë: Marrëdhëniet mes shteteve janë të shkëlqyera në të gjitha fushat

22:29 | 16 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, është takuar me zëvendës presidenten e Bullgarisë, Iliana Malinova.

Pas, takimit ai ka bërë një postim në Facebook, ku ka theksuar se marrëdhëniet mes shteteve janë të shkëlqyera në të gjitha fushat.

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat, përfshirë bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese. Mirëprita në Ministrinë e Brendshme Zëvendës Presidenten e Bullgarisë, Iliana Malinova e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri./Arbresh.info/

Të ngjashme