Google ADS

Rama: Tri QMF në Prishtinë do ta bëjnë mamografinë falas më 1 tetor

17:59 | 16 Shtator 2023
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se  më 1 tetor, tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, do ta bëjnë mamografinë falas.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se kjo është e rëndësishme në kuadër të kauzës për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë! Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”. Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpuntorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme”,shkroi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme