Google ADS

“Derby della Madonnina”, publikohen formacionet zyrtare

17:19 | 16 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Interi dhe Milani do të luajnë sot mes vete në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në Serie A, në derbin e madh që njihet si Derby della Madonnina.

Nerazzurrët janë nikoqir të Rossonerëve në takimin që pritet të zhvillohet në një “Giuseppe Meazza” të stërmbushur, pasi kjo ndeshje vjen në një kohë kur dy ekipet vijnë në formë të lartë, arbresh.info.

Para fillimit të ndeshjes, të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare.

Interi do të shohë partneritetin e tyre të ri midis Marcus Thuram dhe Lautaro Martínez të kryesojë në sulm, ndërsa Francesco Acerbi gjithashtu starton.

Christian Pulisic fillon për Milanin pasi impresionoi shpejt, Olivier Giroud është i disponueshëm pas një dëmtimi në detyrën ndërkombëtare dhe Simon Kaer zëvendëson Fikayo Tomori të pezulluar.

Inter : Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez.

Milan :Maignan; Kalabria, Kjær, Thiaw, Hernández; Loftus-Cheek, Krunić, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leão./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme