Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në koordinim me Policinë e Shqipërisë kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike.
Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë kanabis.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Perëndimi, e ka trajtuar një informatë inteligjente dhe në koordinim me Policinë e Shtetit (policinë e Shqipërisë), kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike. Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis). Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, sipas policisë, rasti do të vazhdojë të trajtohet në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...