Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në marrëveshjen e sotme me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit.
“Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, shkroi Çeku, përcjell Arbresh.info.
“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”.
“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më pare”.
Tutje, Çeku ka njoftuar se është duke u përgatitur kallëzim penal ndaj palëve që kanë bërë shkelje në të kaluarën e këtij stadiumi, siç njofton edhe vetë Ministri, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”.
Ai theksoi se me vendosmëri po e realizojnë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...