Vazhdon lirimi i hapësirave publike në lagjen Aktash

11:15 | 16 Shtator 2023
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë.

Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk do të ndalet deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë, përcjell Arbresh.info.

“Trotuaret nuk janë për vetura! Në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë’, shkroi Rama./Arbresh.info/

 

Të ngjashme