Bashkimi Europian paralajmëron Kosovën, por edhe Serbinë, me masa ndëshkuese nëse mes tyre do të ketë përshkallëzim.
“Masat e vendosura në këtë rast kundër Kosovës janë masa të cilat janë të përkohshme të miratuara nga shtetet anëtare, sepse të gjithë ranë dakord: ‘ tani duhet të përdorim jo vetëm karotat, por edhe shkopinjtë’, dhe ato do të jenë në fuqi për sa kohë që shtetet anëtare mendojnë se janë të nevojshme, dhe ne mund t’i zvogëlojmë ato, por mund t’i shtojmë gjithashtu, nëse situata e kërkon këtë”- ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Ai shpjegoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e quajti dështim dialogun, por takimin e fundit e konsideroi pa rezultat. Gjithashtu konfirmoi se ndërmjetësuesit kanë informuar shtetet anëtare lidhur me zhvillimet e së enjtes në Bruksel, ndërsa paralajmëron se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë të mbesin mbrapa në anëtarësimin në BE.
Sakaq, përplasjet në distancë nuk kanë ndalur. Burime brenda BE-së, duke folur për Radion Evropa e Lirë, hodhën poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjatë takimit, vetëm ai kishte paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e raporteve. Pretendohet se ndërmjetësuesit u paraqitën palëve një plan për implementimin shkallë-shkallë të marrëveshjes…
Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, kishte thënë se kishte dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht. Dokumenti, të cilit i referohen burimet mban datën e 19 korrikut dhe kërkon që zbatimi të nisë me “Hapjen e procesit negociues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Paralelisht, Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës, apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale. Më pas do të vijohej me një sërë hapash për të arritur deri tek njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore./A2CNN
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...