Trepça është finalistja e parë e Superkupës së Kosovës.
Mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën 65:68 (16:21, 15:19, 15:19, 19:9).
Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në tetë pikë, 7:15, ndërsa e fituan çerekun e parë 16:21, përcjell arbresh.info.
‘Xehetarët’ në periudhën e dytë ngritën epërsinë deri në dhjetë pikë, 27:37, kurse në pushim shkuan me shifrat 31:40.
Lojë interesante u zhvillua në pjesën e dytë.
Në periudhën e tretë u zhvillua lojë e ngjashme me atë të dytë, ku ‘Xehetarët’ thelluan më shumë epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 46:59.
Pavarësisht epërsisë prej 15 pikëve, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe afruan shifrat në 65:68, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Trepça fitoi, duke kaluar në finale.
Më i miri te prishtinasit ishte Derrick Wilson me 16 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Kevin Davis me 25 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Mitrovicasit në finale do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, që zhvillohet nga ora 20:00. /arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...