Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Cristopher Hill, në një intervistë për mediumin Blic, ka theksuar se ShBA-të kanë bërë përpjeke të mëdha për dialogun Kosovë-Serbi, gjithashtu edhe për mbështetjen e ndërmjetësit Josep Borrell.
Hill tha se ShBA ka shprehur qëndrimin në mbështetjen e Borrelit dhe kur ai është i kënaqur me ecurinë e dialogut, gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të kënaqur, shkruan arbresh.info.
“Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel dhe i bëri detyrat e saj të shtëpisë. Unë s’kam marrë pjesë në negociata, nuk ka pasur as amerikanë aty. Por, qartazi nga ato që kam lexuar, zoti Borrell dhe pala serbe shkuan të përgatitur mirë dhe i pajtuan në themel me propozimin e BE-së. BE ka bërë përpjekje të mëdha dhe ShBA ka shprehur qëndrimin parimor që do ta mbështes zotin Borrell.Nëse ai është i kënaqur, do të jemi edhe ne, nëse nuk është i kënaqur, edhe ne do të jemi tejet të pakënaqur”, ka deklaruar ambasadori i ShBA-së në Serbi. /arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...