Goli i Jasir Asanit shpallet më i miri i raundit kualifikues për “Euro 2024”

18:36 | 15 Shtator 2023
KRG

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. “Perla” e Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit, teksa të shumtë janë ata futbolldashës që e konsiderojnë goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlin Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Ndërkaq kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme