“Kuqezinjtë” qëndrojnë në vendin e dytë me nëntë pikë pas tre javëve të para, po aq sa edhe Interi.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri Stefano Pioli vlerësoi në maksimum kundërshtarin dhe ka besim te skuadra e tij se mund të marrë tri pikët të shtunën në “San Siro”.
“Gjatë kësaj periudhe kemi menduar vetëm për derbin. Jemi në fillimin e sezonit dhe kemi bërë një nisje të mirë si ne, ashtu edhe Interi. Shpresoj shumë që të vazhdojmë rrugën që kemi nisur edhe pse përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë, rivalin tonë të përjetshëm. Është një kundërshtar të cilin e njohim, por edhe ata kanë ndryshuar ashtu si ne. Jam i bindur se tani jemi në gjendje për ta përballuar Interin. Ata luajtën në finalen e Champions-it si të barabartë me Man.City-n dhe kjo nuk është pak, por shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. Giroud si Ibrahimovic? Unë them që Giroud është një i Zlatan-it. Kjo sepse Ibrahimovic ka ndikuar shumë të çdo lojtarë dhe Olivier është një prej tyre. Të shtunën ne do të luajmë vetëm për fitore.” – tha fillimisht trajneri.
Në lidhje me ndeshjet e fundit përballë Interit, Pioli theksoi se mendon vetëm për sfidën e të shtunës dhe se nuk mendon për ato që kanë kaluar.
“Nuk më interesojnë ndeshjet e fundit, më intereson vetëm takimi i të shtunës. Ndryshe mund të flasim për Scudetton e fituar dhe jo atë të fituar nga Interi. E vetmja gjë që ka rëndësi është vendosja e skuadrës, mentaliteti me të cilin do të luajmë. Kemi disa mungesa, por në mbrojtje Kjaer është gati për të luajtur. Pika e fortë e Milanit? Do t’ua them pas ndeshjes. Kemi bërë një merkato të mirë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Fusha dhe sezoni do të tregojnë nëse jemi më të fortë apo jo. Të shtunën dua një skuadër të uritur për fitore, janë ndeshje që kërkojnë shumë vëmendje dhe nëse e interpreton siç duhet në fund merr edhe pikët, por edhe lavdinë.”-shtoi ai.
Në fund, Pioli u pyet edhe mbi mungesën e golave të lojtarëve “kuqezinj” të cilët ishin të grumbulluar me kombëtaret e tyre respektive gjatë kësaj periudhe.
“Nuk jam aspak i shqetësuar. Këto janë krahasime që ndoshta nesër nuk do të bëjnë diferencën. Unë shpresoj që lojtarët e mi ti’ kenë ruajtur golat për të shtunën. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe nga askush.” – përfundoi trajneri i Milan-it, Stefano Pioli./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...