Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet B.V, nën dyshimin se kishte përgatitur sulme terroriste në Kosovë.
Ai akuzohet se kishte përgatitur sulme me materiale të rrezikshme dhe vdekjeprurëse në sheshin e Prishtinës kundër komunitetit LGBTI, si dhe në pikën kufitare Merdarë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia s...
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...