Google ADS

Kryetari i Prishtinës prezanton një tjetër projekt rrugor

16:00 | 15 Shtator 2023
E.K

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se hyrja në Prishtinë nga Gollaku do të zgjerohet.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në të dy anët e rrugës, përcjell Arbresh.info.

Tutje, ai ka thënë se do t’i jepet perspektivë e re hyrjes në Prishtinë nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës./Arbresh.info/

Të ngjashme