Veteranët e OVL-UÇK-së hedhin telefona në drejtim të objektit të EULEX-it

15:13 | 15 Shtator 2023
E.K

Është mbajtur protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.

Ky aksion simbolik është mbajtur për t’i kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara, përcjell Arbresh.info.

Disa pjesëtarë të kësaj organizate kanë hedhur disa telefonë në drejtim të selisë së EULEX-it.

Ata kanë paralajmëruar protesta më masive nëse bastistjet e tilla vazhdojnë.

Ndërkaq, ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personalë të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

 

Të ngjashme