Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk është “në shitje”, pasi ai ka thënë se ishulli është pjesë e Kinës.
“Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht që nuk është në shitje”, ka thënë ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu.
Në një samit biznesor të kësaj jave, Musk e ka krahasuar Tajvanin me Havain, duke e quajtur “pjesë integrale” të Kinës.
Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të tij dhe tensionet mes dy vendeve lidhur me këto pretendime janë rritur dukshëm vitin e fundit.
Vetëm këtë javë, Kina ka kryer stërvitje ajrore dhe detare rreth Tajvanit, veprim që tashmë është kthyer në rutinë.
Tajvani ka thënë se i ka identifikuar në ujërat e saj më shumë se 40 aeroplanë ushtarakë kinezë dhe rreth 10 anije.
Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili ka interesa biznesore në Kinë, e ka zemëruar Qeverinë në Tajvan për komentet e tij.
Në tetor, ai ka sugjeruar se tensionet mes Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidhen duke i dhënë Kinës kontroll mbi Tajvanin.
Ai ka thënë më pas në një intervistë për Financial Times se beson që dy qeveritë mund të arrijnë marrëveshje “të arsyeshme”./rel/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA