Google ADS

FSK realizon vizitë në FARSH, diskutohet për fushat e interesit të përbashkët në aspektin logjistik

13:16 | 15 Shtator 2023
K.B

Zëvendës komandanti i Komandës së Lartë-, Kolonel Avdi Raci ka realizuar një vizitë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për jetësimin e Binjakëzimit të njësive në mes Komandës së Logjistikës (KL/FSK) me Komandën e Mbështetëse (KM/FARSH).

Raci dhe stafi i tij u mirëpritën nga Shefi i Shtabit të FARSH, Gjeneral Major Arben Kingji ku është biseduar për fushat e interesit të përbashkët në aspektin logjistik: transport, furnizim dhe mirëmbajtje, avancimin e raporteve dhe krijimin e një plani të përbashkët për binjakëzimin e njësive, si dhe realizimin e vizitave bilaterale nga të dyja palët me qellim të identifikimit të kërkesave dhe nevojave që ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve operacinale logjistike.

Në Komandën e Mbështetjes, është zhvilluar takimi me Komandantin e Komandës Mbështetëse Gjeneral Brigade Ferdinad Dimo dhe stafin e tij, ku është bërë prezantim për historikun, misionin, detyrat, strukturën organizative dhe operacionet e Komandës Mbështetëse, gjithashtu nga gjeneral Dimo është premtuar mbështetja për realizimin trajnimeve që lidhen me misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme