Google ADS

Granti afro 35 milionë dollarë, Hovenier: Kjo konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me popullin e Kosovës

13:17 | 15 Shtator 2023
E.K

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar sot lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe USAID-it.

Ambasadori amerikan në konferencën për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha sot u nënshkrua marrëveshja prej më shumë se 34 milionë dollarësh për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it në Kosovë.

Ai tha se me këtë konfirmohet partneriteti afatgjatë dhe i qëndrueshëm i SHBA-së me popullin e Kosovës.

“Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomikë si dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të institucioneve demokratike”, tha ambasadori.

Sipas tij, të gjitha programet e USAID-it në Kosovë kanë për qëllim të sigurojnë se të gjithë kosovarët kanë qasje efektive dhe të prekshme në shërbimet që ofrojnë institucionet e tyre.

“Gjithashtu mendojë se është e dobishme të thuhet se nga vitit 1999 ShBA ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta.

Ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit të Kosovës”, tha Hovenier, përcjell telegrafi.

 

Të ngjashme