“Grupi për Ballkan” ka mbajtur konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”. Pjesë e diskutimit ishin baronesha Catherine Ashton e ambasadori Philip Reeker.
Aty u tha se qëllimi është që të nxiten diskutime për t’i kuptuar më mirë sfidat aktuale dhe mundësitë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të nxjerrën mësime nga e kaluara.
Në fokus ishin edhe dakordimet e fundit të arritura: “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë” dhe Aneksin e Zbatimit të saj, të miratuar nga palët në Ohër.
Drejtori i “Grupi për Ballkan” Naim Rashiti, tha se edhe pas më shumë se 10 vitesh ende ka marrëveshje papërmbushura nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje tha se as aspritat për integrim evropian nuk kanë avancuar.
“Të dashur pjesëmarrës, ne ju mikpresim me këtë kënaqësinë që ne të diskutojmë të ardhmen e dialogut me Serbinë. Grupi për Ballkan punon për të avancuar procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi vizualizuar çdo takim që është mbajtur deri më tani”.
“10 vjet më vonë shohim se disa marrëveshje janë përmbushur disa jo, aspiratat për integrim evropian nuk kanë avancuar gjithashtu”.
Përderisa Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri tha se dëshiron të dëgjojë e shoh propozime dhe ide të reja nga lidershipi kosovar në procesin e dialogut. Madje shtoi se dëshiron që liderët e Kosovës t’i thonë Brukselit zyrtar se “nuk po na pëlqen kjo, por ç’mendoni për këtë?”.
Por tha se për gjëra të mëdha kërkohet lidershpi i vërtetë, duke shtuar se nuk po kërkon që parimet e Kosovës të hidhen në baltë, por që gjërat të bëhen në koordinim.
“Si fillim më lejoni të them sa e lumtur jam të jem këtu në Prishtinë, të shoh miq të vjetër e fytyra të reja. Si dikush nga Britania që vjen nga një vend që nuk është më pjesë e BE.Shpresoj që e dini se në dialog ka pasur momente të vështira për t’u kaluar, por besimi ynë i thellë është se e ardhmja e këtij vendi është në BE. Vazhdoj të besoj në këtë. Nuk do jetë kurrë punë e lehtë, dhe implementimi i marrëveshjeve është gjithmonë edhe më i vështirë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta shohin dialogun si një gjë të vazhdueshme, të gjallë, e që do vazhdojë. Nuk më përket mua, e as Serbisë, ju takon juve”.
“Puna e vërtetë, më e vështirë është bërë nga njerëzit në ato dhoma, nga ata nga Serbia e Kosova, nga zyrtarë. Kjo ka qenë në mendjen time, rruga më e mirë për Kosovën, nuk ka pasur se si të jetë e lehtë apo e thjeshtë. Për njerëzit e Kosovës kjo punë ia vlen të kryehet e bëhet, sepse ka të bëjë me të ardhmen e tyre, ka të bëjë me të ardhmen edhe të atyre që nuk kanë lindur akoma. Do të thoja se sa herë që të bëni diçka të madhe dhe të guximshme kërkon lidership të vërtetë.
Nuk ka të bëjë me të lëshuarit pe, por për t’i sjell gjërat bashkë. Jo për t’i lënë parimet e tua në baltë, por për të ecur përpara”, u shpreh baronesha Ashton.
Ashton komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se “ditët e Asthon kanë përfunduar”. Ndonëse u pajtua me këtë deklaratë ajo u shpreh e gatshme ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë nëse i kërkohet.
“Unë vazhdoj të mbetem e përkushtuar ndaj dialogut, kështuqë nëse është diçka që unë mund të bëjë diçka në progres të tij unë do e bëja.Mendoj se kryeministri këtu tha dje se ditët e Ashton kanë marrë fund, dhe ashtu është. Unë megjithatë jam e lumtur të ndihmoj, por gjithashtu mendoj se lidershipi duhet të shikojë përpara. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme sjellja ime këtu si mysafire e Clintonit, dhe ne jemi ulur të përkushtuar për të mbështetur dialogun, të dy shtetet.BE-ja dhe SHBA-ja në vazhdimësi kanë punuar së bashku, esencialisht partneriteti ynë vazhdon të ecë përpara. Veçanërisht për njerëzit këtu. Kur shikon të arrish diçka për të ardhmen duhet të shikosh domosdoshmërisht të shkuarën, të respektosh vuajtjet e tyre. Ky është lidership, por është vështirë të gjendet sot.Në atë kohë e kam hasur këtu dhe në Serbi, jo vetëm nga njerëzit në takime, por që ka rëndësi të madhe në atributin ndaj të shkuarës”, tha Ashton./EO/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...