Google ADS

Kurti: 22 vetura do t’u shpërndahen komunave për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve

10:48 | 15 Shtator 2023
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.

Kurti, nëpërmjet një video që e ka shpërndarë në Facebook ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale, përcjell Arbresh.info.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, shkroi Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme