Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vjedhje të identitetit në Mitrovicë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari shtetas i Shqipërisë, ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Mitrovicë 14.09.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka