Ngjarjet e datës 15 shtator 2023.
Grupi për Ballkan mban konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”. Në diskutim marrin pjesë baronesha Catherine Ashton dhe ambasadori Philip Reeker. (Prishtinë, ora 09:30)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) promovon manualin e gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezanton projektin “Raportimi i i senzibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (Qendra për Praktikë Narrative, Rr. “UÇK”, Prishtinë, ora 10:00)
10:00 – 14:00
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Do të hapen dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, si dhe do të ketë disa aktivitete. Agjenda:
10:00 – Hapja e dyerve të Kuvendit
10:00 – Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë. Merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit (Holli i Kuvendit)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00 – Panairi i organizatave të shoqërisë civile (Holli i Kuvendit)
10:30 – Punëtori për Demokraci – Demos-ti (Oborri i Kuvendit)
11:00 – Lojë shahu nga persona të verbër (Holli i Kuvendit)
11:15 – Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (Salla 506)
14:00 – Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës (Faqja e Kuvendit në Facebook)
Mbahet konferenca e organizatave të shoqërisë civile “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis”. Fjalën e hapjes e mban ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e Lartë Rezidente, NDI Kosovë. (Prishtinë, ora 10:30)
Mbahet panel diskutimi me temën “Sfidat në sistemin e kujdesit shëndetësor publik të Kosovës”. (Prishtinë, ora 10:40)
Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis” mbahet diskutimi kryesor në lidhje me sfidat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Prishtinë, ora 11:30)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon “Doracakun për Nisma Legjislative nga qytetarët”. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 11:30)
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mban protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, pas bastisjeve të fundit. (Para selisë së EULEX-it, Fushë-Kosovë, ora 12:00)
Mbahet panel diskutimi me temën “Sfidat në zonat e mbrojtura të Kosovës dhe parqet kombëtare”. (Prishtinë, ora 13:15).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Rr. “Migjeni”, Prishtinë, ora 13:30)
Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis” mbahet diskutimi në lidhje me sfidat në rritje me vërshimet, shfrytëzimin dhe keqpërdorimet e lumenjve në Kosovë. Merr pjesë dhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu. (Prishtinë, ora 14:15)
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...